Bota

Detaje të reja nga abuzimi i të miturës në Greqi, 12-vjeçarja identifikoi mbi 10 persona si përdhunuesit e saj

Nga të njëjtat burime thuhet se identifikimi i përdhunuesve është bërë nga 12-vjeçarja nëpërmjet fotove, çka tregon se këta persona nuk kishin precedentë peanl për raste të ngjashme. Policia ka mbërritur në këto foto nga aplikacioni që i pandehuri 53-vjeçar Elias Michos kishte bërë për të tërhequr “klientë”.

12 Tetor 2022, 10:09 Nga d.a.
Detaje të reja nga abuzimi i të miturës në Greqi,
Elias Michos dhe Giannis Sofianidis

GREQI- Zhvillime të reja priten ditën e sotme në lidhje me rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Colonos të Greqisë ku sipas informacioneve të fundit nga burime policore bëjnë të ditur se vajza identifikoi mbi 10 persona si përdhunues të saj.

Sipas Protothemës, nga të njëjtat burime thuhet se identifikimi i përdhunuesve është bërë nga 12-vjeçarja nëpërmjet fotove, çka tregon se këta persona nuk kishin precedentë peanl për raste të ngjashme. Policia ka mbërritur në këto foto nga aplikacioni që i pandehuri 53-vjeçar Elias Michos kishte bërë për të tërhequr “klientë”.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, dëshmitë për përdhunimin e 12-vjeçares në Colonos flasin për më shumë se 100 “takime” të sëmura. Pra, siç thonë të njëjtat burime, kjo do të thotë se nga njëra anë ka persona që nuk janë identifikuar dhe nga ana tjetër se shumica e përdhunuesve kanë kënaqur disa herë orekset e tyre të sëmura me 12-vjeçaren.

Detajet janë shqetësuese ku vetëm për tre javë që policia greke ka monitoruar telefonin e Ilias Michos ka arritur të zbardhë 500 faqe transkripte, gjë që zbërthen të gjithë çështjen.

Këto zhvillime vijnë në një moment kur Policia po nxjerr fotot dhe detajet e 53-vjeçarit, të dyshuar si përdhunues dhe tutor i vajzës 12-vjeçare nga Colonos, si dhe “klientit” të tij 42-vjeçar Giannis Sofianidis, të cilët sot në orën 11 do të dërgohen në hetuesi për të kërkuar falje.

E gjithë ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga familjarë të 12-vjeçares, ku tezja e saj ka lexuar mesazhet dhe ka parë fotot dhe videot e dërguara nga 53-vjeçari ndaj të miturës. Menjëherë nëna e saj ka bërë denoncimin në polici ku dhe është bërë i mundur arrestimi i pedofilit si dhe është vënë në pranga dhe 42-vjeçari i cili po ashtu kishte abuzuar me të miturën.

elias michos perdhunohet e mitura ne greqi giannis sofianidis

Sondazh

Poll