Bota

Shpërthen Ebola në Ugandë, konfirmohet vdekja e parë

Njëzet persona janë shëruar duke përfshirë pesë mjekë nga spitali i parë ku u trajtua rasti. Ata u liruan të martën. Personi që vdiq në Kampala ishte tashmë i njohur për autoritetet pasi kishte qenë në kontakt me virusin.

12 Tetor 2022, 10:43 Nga e.k
Shpërthen Ebola në Ugandë, konfirmohet vdekja e parë
Foto ilustruese

UGANDË- Një pacient me Ebola ka vdekur në një spital në kryeqytetin e Ugandës, këtë e ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë. Ai ishte viktima e 19-të nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës, por i pari që vdiq në Kampla. Ka pasur 54 raste të konfirmuara në Ugandë.

Njëzet persona janë shëruar duke përfshirë pesë mjekë nga spitali i parë ku u trajtua rasti. Ata u liruan të martën. Personi që vdiq në Kampala ishte tashmë i njohur për autoritetet pasi kishte qenë në kontakt me virusin.

Ai ishte nga jashtë qytetit, por ministrja e Shëndetësisë, Dr Jane Ruth Aceng tha se burri u largua nga fshati i tij, maskoi identitetin e tij dhe vizitoi një shërues tradicional në një rajon tjetër. Ai vdiq në spitalin Kombëtar të Referimit të Kiruddu të premten e kaluar, por vdekja sapo është konfirmuar, shkruan BBC.

Dr Aceng tha se ekipet që e trajtuan atë ishin të vëmendshëm ndaj rreziqeve dhe e kishin mbrojtur veten, sepse pacienti mbërriti në spital kur ishte i sëmurë rëndë. Janë identifikuar dhe 42 persona me të cilët ai mund të ketë rënë në kontakt.

Ebola përhapet midis njerëzve nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe mjediset e kontaminuara. Funeralet mund të jenë një rrezik i veçantë nëse vajtuesit kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin.

shperthen ebola ne ugande ugande

Sondazh

Poll