Bota

Eurodeputetja preket nga historia e studentes nga Kosova e cila do diplomohet pa prindërit e saj

Dhurata Krasniqi, e cila kishte fituar një bursë në Universitetin e Prishtinës dhe e sapo diplomuar në mastër Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Augsburg te Gjermanisë, tërhoqi vëmendjen e Von Cramon pas raportimit se ajo do të jetë e vetme në ceremoninë e diplomimit pasi familja e saj nuk ka vizë të shkojë në Gjermani.

12 Tetor 2022, 09:46 Nga d.a.
Eurodeputetja preket nga historia e studentes nga Kosova e cila do diplomohet pa
von cramon

GJERMANI- Postimi i një kërkese dhe bisede të shkurtër të një studenteje nga Kosova në Gjermani ka tërhequr vëmendjen e raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian Viola von Cramon.

Dhurata Krasniqi, e cila kishte fituar një bursë në Universitetin e Prishtinës dhe e sapo diplomuar në mastër Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Augsburg te Gjermanisë, tërhoqi vëmendjen e Von Cramon pas raportimit se ajo do të jetë e vetme në ceremoninë e diplomimit pasi familja e saj nuk ka vizë të shkojë në Gjermani.

Eurodeputetja preket nga historia e studentes nga Kosova e cila do diplomohet pa
Postimi i Dhurates

“I nderuar Komisioni Evropian, javën e ardhshme është ceremonia ime e diplomimit dhe unë do te jem atje krejt e vetme për shkak se familja ime jeton në Kosovë dhe nuk kanë viza që të vijnë në Gjermani. Faleminderit që na bëni këtë neve. Ne, njerëzit e Kosovës, jemi duke punuar shumë dhe duke e krijuar rrugën tonë në botë, me apo pa mbështetjen tuaj.”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë euro-deputetja ka ripulbikuar statusin e Krasniqit në Twitter duke i dhënë dhe një përgjigje ku shprehet se është e zhgënjyer që kosovarët po vuajnë këtë padrejtësi.

“Me vjen keq, është e vështire për ta kuptuar por nuk është faji i Komisionit Vvropian. Ata e kane rekomanduar që në vitin 2016 heqjen e regjimit të vizave, me pas i kanë përsëritur këto rekomandime pozitive në vitin 2018 dhe nuk e kanë ndryshuar mendjen që atëherë. Kështu bëmë edhe ne në Parlamentin Evropian.Por, një shtet anëtar individual është duke e bllokuar procesin. Edhe pse Kosova ka përmbushur të 95 kriteret që nga maji 2018, Këshilli i Evropës ende nuk ka dhënë dritën jeshile për liberalizimin e vizave. Unë ndaj zhgënjimin tuaj dhe të gjithë kosovarëve që vuajnë nga kjo padrejtësi.”, shkroi ajo.

Eurodeputetja preket nga historia e studentes nga Kosova e cila do diplomohet pa
pergjigja e Von Cramon

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Parlamenti Evropian, në vazhdimësi, ka konfirmuar se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen. Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE.

viola von cramon dhurata krasniqi liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll