Bota

Përdhunuan dhe prostituuan 12-vjeçaren në Greqi, dalin sot para hetuesisë dy autorët

Njëkohësisht raportohet për zhvillime të reja në lidhje me përdhunimin e së miturës pasi nga burime policore thonë se vajza identifikoi mbi 10 persona si përdhunuesit e saj.

12 Tetor 2022, 10:20 Nga d.a.
Përdhunuan dhe prostituuan 12-vjeçaren në Greqi, dalin sot para
Mberritja e autorieve

GREQI-53-vjeçari Ilias Michos, i cili akuzohet për përdhunimin dhe prostituimin e vajzës 12-vjeçare në Colonos si dhe 42-vjeçari Giannis Sofianidis, i identifikuar si një nga "klientët", kanë mbërritur pak para orës 11:00 para hetuesit.

Sipas mediave greke, njëkohësisht raportohet për zhvillime të reja në lidhje me përdhunimin e së miturës pasi nga burime policore thonë se vajza identifikoi mbi 10 persona si përdhunuesit e saj.

Sipas të njëjtave burime, identifikimi i përdhunuesve është bërë nga 12-vjeçarja përmes fotove të marra nga policia në telefonin e 53-vjeçarit Elias Michos.

Vihet re se fëmija kishte një biçikletë të re, një celular të ri dhe shumë shpesh rrinte jashtë deri pas mesnate. E gjithë kjo vlerësohet nga policia se duhet të kishte shkaktuar shqetësim tek personat e afërt të 12-vjeçares. Ndërkohë që familjarët e viktimës kanë thyer heshtjen ku xhaxhai i vajzës, i cili së bashku me motrën e tij gjetën mesazhet e të miturës me 53-vjeçarin, foli për protothema.gr dhe përshkroi mënyrën vulgare sesi Michos iu afrua viktimës së tij.

Unë dhe motra ime morëm celularin dhe zbuluam këtë gjë të pabesueshme, me bastardin. E pa motra ime në Lefkada. Ajo e pa atë duke e marrë dhe duke i kërkuar të shkonte në dyqan. Dhe na u ngritën qimet përpjetë”, thotë xhaxhai i 12-vjeçares. ndërsa flet edhe për shenjat e dyshimta që kishte parë në sjelljen e mbesës së tij.

E gjithë ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga familjarë të 12-vjeçares, ku tezja e saj ka lexuar mesazhet dhe ka parë fotot dhe videot e dërguara nga 53-vjeçari ndaj të miturës. Menjëherë nëna e saj ka bërë denoncimin në polici ku dhe është bërë i mundur arrestimi i pedofilit si dhe është vënë në pranga dhe 42-vjeçari i cili po ashtu kishte abuzuar me të miturën.

perdhunohet e mitura ne greqi ilias michos policia greke giannis sofianidis

Sondazh

Poll