Bota

Transporton naftë nga Rusia në Evropë, operatori polak i tubacionit zbulon rrjedhje në tubacionin në Druzba

PERN tha se shkaqet e rrjedhjes ishin deri më tani të panjohura. Rrjedhja u zbulua në një pjesë të tubacionit rreth 43 milje (70 km) nga qyteti qendror polak i Plock. Linja e dytë e gazsjellësit dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së PERN-it po aktualisht po funksionmojnë normalisht, bën të ditur operatori.

12 Tetor 2022, 09:38 Nga e.k
Transporton naftë nga Rusia në Evropë, operatori polak i
Operatori polak i tubacionit PERN

POLONI- Operatori polak i tubacionit PERN ka thënë se ka zbuluar një rrjedhje mbrëmë në tubacionin Druzba, i cili transporton naftë nga Rusia në Evropë.

PERN tha se shkaqet e rrjedhjes ishin deri më tani të panjohura. Rrjedhja u zbulua në një pjesë të tubacionit rreth 43 milje (70 km) nga qyteti qendror polak i Plock. Linja e dytë e gazsjellësit dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së PERN-it po aktualisht po funksionmojnë normalisht, bën të ditur operatori.

Një zëdhënëse e operatorit çek të tubacionit të naftës MERO tha se nuk ka zbuluar ndonjë ndryshim në rrjedhat e naftës bruto përmes tubacionit Druzba në Republikën Çeke, shkruan Sky News.

Kjo rrjedhje vjen pas një numri rrjedhjesh në tubacionet e gazit nga Rusia në Norvegji dhe Suedi, të cilat analistët thonë se mund të jenë shkaktuar qëllimisht nga Moska një akuzë që Kremlini e ka mohuar.

poloni

Sondazh

Poll