Politike

Mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Begaj: Diskutuam për masat ndaj sulmeve kibernetike

Begaj sqaron se në mbledhje, ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.

10 Tetor 2022, 15:02 Nga A.B
Mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Begaj: Diskutuam për
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Begaj, bën të ditur se në mbledhje u diskutua për masat që janë marrë pas sulmeve kibernetike që kanë prekur vendin tonë nga Irani. Ai bën të ditur se gjatë diskutimeve u theksua se sulmet duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.

Begaj sqaron se në mbledhje, ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete. Begaj nënvizon se sulmet duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë kombëtare.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:

Sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse ishin objekt i diskutimeve të hollësishme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare. Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.

Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë e ndryshme amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë. Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.

Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike në Shqipëri. Mbledhja e cila zgjati rreth dy orë, u thirr nga Presidenti Bajram Begaj. Pjesë e mbledhjes ishin kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kryeprokurori Olsian Çela, Drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi dhe Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ministri i Brendhsëm Bledi Çuçi dhe ai i Drejtësisë Ulsi Manja munguan por u zëvendësuan përkatëissht nga zëvendësministrat Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni. 

bajram begaj keshilli i sigurise kombetare 10 tetor 2022

Sondazh

Poll