Politike

Kumbaro: Aplikimet për stacionet e mjeteve lundruese nisin nga 1 nëntori, rritet hapësira e plazheve që menaxhohet nga bashkitë

Kumbaro tha se verën që vjen, minimumi i plazheve që do të menaxhohen nga bashkitë do të jetë 30%, nga 20% që ishte më herët. 

10 Tetor 2022, 14:31 Nga F.M
Kumbaro: Aplikimet për stacionet e mjeteve lundruese nisin nga 1
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka bërë me dije se aplikimet për stacionet e mjeteve lundruese do të nisin që në datën 1 nëntor. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kumbaro tha se verën që vjen, minimumi i plazheve që do të menaxhohen nga bashkitë do të jetë 30%, nga 20% që ishte më herët. 

"Një tjetër lajm që vjen nga qeveria ka të bëjë me një sezon që nuk është ky që jemi, aq më tepër që bie shi dhe tani që flasim. Kaluam ndryshime në vendimine Këshillit të Ministrave. Nuk duhet të mendojmë për plazhin kur mendojnë pushuesit, por shumë më parë, në mënyrë që të jemi gati për sezonin e ardhshëm veror.  Një ndryshim është ndryshimi i kufirit minimal të stacioneve të plazhit publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Ndonëse këtë vit 50% e parcelave të plazhit të parashikuara ihsin publike. Minimumi i plazheve publike do të jetë në 30%, nga 20% që ishte më parë. Kontratat e lidhura do të vijojnë të jenë të vlefshme, por nga këto kontrata, të cilat kanë vlerë për pushtetin vendor, mjafton të përmendim faktin që 505 milionë lekë janë mbledhur nga menaxhimi i stacioneve të plazhit. Do të futen dhe dy masa shumë të rëndësishme, fillon stacioni për mjetet lundruese dhe për vitin që vjen fillon më dtaë 1 nëntor. Gjithsë procesi do të kryhet gjatë vjeshtës dhe dimrit,"- tha Kumbaro. 

mirela kumbaro

Sondazh

Poll