Politike

Krimet te të miturit/ Zv.ministrja e Drejtësisë: Miratuam dy vendime, synohet përmirësimi i sistemit menaxhues

Piredi u shpreh se ky sistem synon përmirësimin e trajtimit të të miturve në përputhje me ligjin.

10 Tetor 2022, 14:02 Nga I.A, A.B
Krimet te të miturit/ Zv.ministrja e Drejtësisë: Miratuam dy
Ministrja

TIRANË- Zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni deklaroi ditën e sotme se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratuan dy vendime që synojnë të përmirësojnë sistemin menaxhues të drejtësisë penale për fëmijët e mitur. Ajo u shpreh se ky sistem synon përmirësimin e trajtimit të të miturve në përputhje me ligjin.

'U miratuan dy vendime që synojnë përmirësimin e sistemit për menaxhimit të drejtësisë penale për fëmijët e mitur. Synon përmirësimin e trajtimit të të miturve në përputhje me ligjin, synon të ngrejë një zinxhir të qëndrueshëm dhe funksional. Sistemi i cili është në funksionim, ka akses në gjykatë, prokurori, organet e policisë. Qendra ka akses në këtë sistem por dhe do të mundësojë që të targetoje politikat në fushën e parandalimit të krimit të të miturve.'- tha Pirdeni.

adea pirdeni vkm 10 tetor 2022

Sondazh

Poll