Politike

TENDERAT E KRIZËS/ Ministria e Brendshme harxhon 20 mln lekë për dyshekë plazhi në vjeshtë

Nuk kuptohet urgjenca e Ministrisë për të blerë dyshekë dhe shezlongë në vjeshtë dhe aq më tepër në kohë krize dhe për 20 ditë. 

10 Tetor 2022, 12:30 Nga f.g
TENDERAT E KRIZËS/ Ministria e Brendshme harxhon 20 mln lekë për
Foto ilustrim

TIRANE-Një tender interesant është duke u zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme në një kohe kur institucioneve shqiptare u tërhiqet vëmendja nga FMN dhe Banka Botërore që të jenë sa më të kujdesshme me shpenzimet. Dosja vëzhgoi tenderin e fundit që po zhvillohet për Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrësit në zonën e plepave, ku kërkohen të blihen shezlongë dhe dyshekë plazhi. Tenderi përfundon më 13 tetor dhe mban vlerën e gati 20 milionë lekëve të vjetra, procedura tenderuese është e hapur e thjeshtuar dhe afati është 20 ditë pas lidhjes së kontratës. Nuk kuptohet urgjenca e Ministrisë për të blerë dyshekë dhe shezlonë në vjeshtë dhe aq më tepër në kohë krize dhe për 20 ditë. 

Detajet e tenderit: 

SHTËPIA E PUSHIMIT TË MINISTRISË SË BRENDSHME, DURRËS
1. Emri dhe adresa e Autoritetit Kontraktor
Emri: Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës.
Adresa: Plepa, Durrës.
Tel/Faks: 0684095447
E-mail: [email protected]
Ueb-faqe: www.app.gov.al
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Proçedurë e Hapur e Thjeshtuar.
3. Numri i referencës së procedurës /Lotit: REF -44081-09-30-2022
4. Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “ Blerje shezlong dhe dyshekë (plazhi)”
5. Fondi limit lotit: 1,957,500 ( njëmilionenëntëqindepesëdhjetëeshtatëmijëepesëqind) lekë pa tvsh.
6. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 20 (njëzet) ditë nga
momenti i lidhjes së kontratës.
7. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: Data: 13.10.2022 , Ora: 10.00
Vendi: www.app.gov.al.

Ky lajm do të ishte fare normal nëse nuk do të ishte vetë qeveria dhe kryeministri që do të sensibilizoheshin për të shkurtuar shpenzimet dhe jo vetëm me deklarata politike por me një akt normativ që do të duhet të respektohej. Qeveria ndryshoi buxhetin për të shkurtuar shpenzimet dhe hedhjen e parave për zyra dhe rikonstruksione. Por mesa duket, ministria e Brendshme nuk e ka parë aktin që parashikon edhe shkurtimin e 3,6 miliardë lekë shpenzimeve operative të pushtetit qendror, kryesisht për mirëmbajtje godinash, mobilim zyrash apo karburant./Dosja.al

tender per shezlon ministria e brendshme

Sondazh

Poll