Politike

Aleanca për lokalet? Balla: PS ka garuar gjithmonë e vetme, në 2021 mundëm të gjithë bashkë, Metës s'i ndahet shpirti nga Saliu

Referuar bashkimit të kryedemokratit Sali Berisha me kreun e Partisë së Liirsë, Ilir Meta, Balla tha se nuk u trembet aspak, pasi ata kanë qenë gjithmonë bashkë e PS-ja i ka mundur në çdo palë zgjedhje.

10 Tetor 2022, 11:34 Nga F.M
Aleanca për lokalet? Balla: PS ka garuar gjithmonë e vetme, në
Taulant Balla

TIRANË- Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shprehur se Partia Socialiste ka garuar gjithmonë e vetme në zgjedhje dhe ka fituar. I pyetur nëse në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Partia Socialiste do të krijojë aleanca me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit apo me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit, Balla tha se PS ka garuar gjithnjë vetëm dhe në asnjë moment ky diskutim nuk është shtruar në mbledhjen e grupit. Referuar bashkimit të kryedemokratit Sali Berisha me kreun e Partisë së Liirsë, Ilir Meta, Balla tha se nuk u trembet aspak, pasi ata kanë qenë gjithmonë bashkë e PS-ja i ka mundur në çdo palë zgjedhje.

Pjesë nga prononcimi:

A do të bëjë PD aleanca me PDIU apo PSD?

PS ka dalë e vetme në zgjedhje në disa zgjedhje dhe në këtë kontekst dua t’ju them që nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë po ju them që PS ka garuar e vetme ndër vite, 2021, 2019 dhe 2017. Në këtë aspekt e kemi qartësuar opinionin tonë.

Sa frikë ka PS për bashkimin e të gjithë Opozitës?

Nuk ishin bashkë të gjithë këta në 2021? Ilir Meta bashkë me Saliun ka qenë, edhe ku ka qenë me ne, nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu. 

taulant balla

Sondazh

Poll