Sport

Pep Guardiola, pas ndeshjes gazetarëve: "Jam shumë i zemëruar me Haaland”...

“Pritshmëritë janë aq të mëdha, sa që njerëzit mendojnë se ai do të shënojë tre-katër gola në çdo ndeshje.”

9 Tetor 2022, 18:16 Nga DOSJA

Pep Guardiola, pas ndeshjes gazetarëve: "Jam shumë i

ANGLI - Çfarë po ndodhte atje? Man.City mundi Southampton 4-0 të shtunën dhe ish-ylli i BVB, Erling Haaland shënoi “vetëm” një herë dhe madje humbi një shans të madh më parë. Trajneri Pep Guardiola nuk e la pa komentuar rastin!

“Jam shumë i zemëruar (me Erling Haaland, red.) sepse ai nuk shënoi tre gola”,- tha Guardiola me humor në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Kjo është arsyeja pse peticioni për të larguar Haaland nga Premier League me siguri do të dështojë”,- u tha gazetarëve pas ndeshjes trajneri i Cityt.

Peticioni? Disa tifozë të skuadrave kundërshtare duket se nuk janë të kënaqur me sulmuesin norvegjez dhe kanë nisur një peticion. Në të ata kërkojnë që ai të mos lejohet të luajë më për Cityn, sepse është “e padrejtë”.

“Fakti që Haaland ndonjëherë humbet një shans nuk është një sensacion,- thotë Guardiola. - Por pritshmëritë janë aq të mëdha, sa që njerëzit mendojnë se ai do të shënojë tre-katër gola në çdo ndeshje.” Në përgjithësi, ai “luajti shumë mirë”.

Haaland tashmë ka shënuar 20 gola të pabesueshëm në 13 ndeshje që kur u transferua te Manchester City!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll