Sport

Euro2024/ Trajneri i Polonisë: “Jemi favoritë dhe me fat që nuk kemi rivalë të fortë”...

“Sigurisht që jemi favoritë në grupin tonë, sepse ishim dhe në vazon e parë. Megjithatë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë. Kur shikoj grupet B ose C, atje ka përballje vërtet të forta”

9 Tetor 2022, 17:06 Nga DOSJA

Euro2024/ Trajneri i Polonisë: “Jemi favoritë dhe me fat që

GJERMANI - Teksa sot, në Frankfurt të Gjermanisë u hodh shorti i kualifikueseve të Euro 2024, goglat në grupin ‘E’ pozicionuan Poloninë, Republikën e Çekisë, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Trajneri i përfaqësueses së Polonisë, Czeslaw Michniewicz, duke u konsideruar edhe si favorit i kreut të grupit, ka bërë komentin e tij për atë që rezervuan goglat, duke theksuar dëshirën për të qenë mes finalistëve të Europës.

“Duam të shkojmë në fazën finale të Europianit dhe ne besojmë se mund t’ja dalim, pasi në turne do të shkojnë dy skuadrat më të mira nga grupi. Sigurisht që jemi favoritë në grupin tonë, sepse ishim dhe në vazon e parë. Megjithatë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë. Kur shikoj grupet B ose C, atje ka përballje vërtet të forta. Dhe më vjen mirë që nuk kemi pse të konkurrojmë me kundërshtarë kaq të fortë”,- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll