Sport

Nuk është homoseksual! Ish-portieri legjendar kërkon falje pas deklaratës: Më hakëruan llogarinë

Casillas u ka kërkuar ndjesë ndjekësve të tij.

9 Tetor 2022, 17:02 Nga F.M
Nuk është homoseksual! Ish-portieri legjendar kërkon falje pas
Iker Casillas dhe Carles Puyol

SPANJË- Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas ka reaguar pas postimit që ‘shokoi’ ndjekësit përmes një deklarate ku pranonte se ishte homoseksual. Në një tjetër postim, Casillas shkruan se llogaria e tij në rrjetet sociale ishte hakuar dhe se nuk e ka bërë ai atë postim. Casillas u ka kërkuar ndjesë ndjekësve të tij.

“Llogari e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT,”- shkruan Casillas.

Postimi që mori bujë u bë këtë mesditë. Deklarata e portierit legjendar mori dhe një koment nga Carles Puyol.

“Tregoje historinë tonë,”- shkruante Puyol.

Nuk është homoseksual! Ish-portieri legjendar kërkon falje pas
Statusi dhe komenti

Tashmë që ndjekësit u ‘qetësuar’ për Casillas kanë pyetje se çfarë mund të ketë ndodhur me llogarinë e Puyol.

iker casillas carles puyol

Sondazh

Poll