Sport

Euro2024/ Trajneri i Çekisë, nuk e llogarit Shqipërinë: “Kundërshtar kemi Poloninë”…

“Shorti, mund të kishte qenë edhe më keq. Polonia do të jetë favorite, ishin edhe në vazon e parë. Megjithatë, ata janë kundërshtari jonë dhe do të luftojmë kundër tyre” “Shorti, mund të kishte qenë edhe më keq. Polonia do të jetë favorite, ishin edhe në vazon e parë. Megjithatë, ata janë kundërshtari jonë dhe do të luftojmë kundër tyre”

9 Tetor 2022, 16:50 Nga DOSJA

Euro2024/ Trajneri i Çekisë, nuk e llogarit Shqipërinë:

GJERMANI - Në shortin e hedhur në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikueset e Euro 2024, në Grupin E, së bashku me Shqipërinë, Poloninë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, bën pjesë edhe Republika e Çekisë.

Një short, ku duke përjashtuar Ishujt Faroe dhe Moldavia, gara për tri skuadrat e para është e hapur. Mirëpo, trajneri i çekëve, Jaroslav Šilhavy, kur vjen puna te pretendentët e grupit, nuk e llogarit Shqipërinë, duke theksuar se kundërshtari i tyre direkt do të jetë Polonia, ndërsa shtoi se beson se kombëtarja e drejtuar prej tij do të jetë e suksesshme.

“Synimi ynë në këtë grup është kualifikimi, nuk ankohemi nga shorti, mund të kishte qenë edhe më keq. Polonia do të jetë favorite, ishin edhe në vazon e parë. Megjithatë, ata janë kundërshtari jonë dhe do të luftojmë kundër tyre. Besoj se do të kemi sukses, por nuk dua të nënvlerësoj skuadrat e tjera. Por, nuk mund ta fsheh që Moldavia dhe Ishujt Faroe janë me më pak kualitet. Gjithsesi, ne i respektojmë ato”, u shpreh Silhavy, duke mos i përmendur kuqezinjtë e Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll