Sport

Giresse: “Shpresojmë të kualifikohem në Euro2024, kemi shpresë për vendin e dytë”

Tekniku francez theksoi se ai mendon për vendin e dytë të grupit, çka do të thotë kualifikimi në Euro 2024, ndërsa shtoi se pasuria e ekipit janë lojtarët që vinë nga Italia, Spanja apo Zvicra.

9 Tetor 2022, 16:38 Nga DOSJA

Giresse: “Shpresojmë të kualifikohem në Euro2024, kemi

GJERMANI - Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse kometoi shortin e skuadrës ‘dardane’, e cila bën pjesë në Grupin ‘I’, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Tekniku francez theksoi se ai mendon për vendin e dytë të grupit, çka do të thotë kualifikimi në Euro 2024, ndërsa shtoi se pasuria e ekipit janë lojtarët që vinë nga Italia, Spanja apo Zvicra.

“Është një grup i vështirë, por nëse shikojmë të tjerët, është më mirë kështu. Do të mundohemi të luajmë mirë kundër të gjitha skuadrave në grup. Shpresojmë të kualifikohem, pasi kemi shpresë për vendin e dytë. Kombëtarja jonë është e re, por në mendjen tonë është vendi i dytë.

Rumaninë nuk e njoh shumë mirë. Njoh vetëm kombëtaren e vjetër të Rumanisë, që kishte një organizim shumë të mirë dhe një ekip të fortë. Pasuria jonë janë lojtarët nga Italia, Spanja, Zvicra. Por ne po mendojmë se si të ndërtojmë një kombëtare të fortë për të ardhmen. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë”,- u shpreh Alain Giresse.

Giresse: “Shpresojmë të kualifikohem në Euro2024, kemi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll