Sport

Euro 2024/ Duka: Kuqezinjtë kanë shanse reale, diskutimi për fatin e Rejas do presë

Duka shton se çështja e kontratës do të presë dhe se për të do të diskutohet më vonë.

9 Tetor 2022, 16:54 Nga F.M
Euro 2024/ Duka: Kuqezinjtë kanë shanse reale, diskutimi për
Armand Duka

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur se kuqezinjtë kanë shanse reale dhe mund të jenë pjesë e Euro 2024. Nga Frankfurti, në një koment për Supersport, ai thotë se nuk i humb shpresat. I pyetur për për të ardhmen e trajnerit Edi Reja që i skadon kontrata këtë nëntor me kuqezinjtë, Duka shton se çështja e kontratës do të presë dhe se për të do të diskutohet më vonë.

"Çfarë mendon për shorti? Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024. Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje. Kujt i druhesh më shumë? Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria. Fitoret 1 milionë euro? Grupi me pësë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë,”- tha Duka.

Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024. Kuqezinjtë u shortuan në grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

armand duka edy reja

Sondazh

Poll