Sport

Eleminatoret e Euro2024/ Kosova në grupin I, përballet me shqiptarët e Zvicrës

Kjo pasi dardanët duhet të përballen në Gjermani me kombëtaren e Zvicrës, ku në të bëjnë pjesë edhe lojtarëve me origjinë shqiptare. 

9 Tetor 2022, 16:41 Nga I.A
Eleminatoret e Euro2024/ Kosova në grupin I, përballet me
Euro2024

GJERMANI- Nddryshe nga Shqipëria, shorti i grupeve të Euro2024 për Kosovën nuk qëlloi dhe aq mirë. Kjo pasi dardanët duhet të përballen në Gjermani me kombëtaren e Zvicrës, ku në të bëjnë pjesë edhe lojtarëve me origjinë shqiptare. 

Po ashtu skuadrat e tjera që janë në grupin I, së bashku me Kosovën e Zvicrën janë dhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia si dhe Andorra. Ndërkohë që Shqipëria është në grupin E dhe ka si kundërshtarë, Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Nga shorteu, 3 grupe do të jenë me 6 skuadra pjesëmarrëse,ndërsa 7 do të jenë me 5 skudara pjesëmarrëse. Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe nuk mori pjesë ne shorteun e hedhur. Po ashtu Rusia është eleminuar nga kompeticioni, pas vendimit të UEFA-s për shkak të luftës në Ukrainë. 

euro2024

Sondazh

Poll