Sport

Euro 2024 dhe kontrata/ Reja: Garojmë me Çekinë për vendin e dytë, për të ardhmen time pyesni Dukën

I pyetur për rinovimin e kontratës si trajner, ai kathënë se gjithçka është në dorë të Presidentit të Federatës Shqipëtare te Futbollit, Armand Duka.

9 Tetor 2022, 16:42 Nga F.M
Euro 2024 dhe kontrata/ Reja: Garojmë me Çekinë për vendin
Edy Reja

TIRANË- Trajneri Edy Reja, trajneri që ka kontratë me kombëtaren e kuqëzinjve deri në fund të nëntorit të këtij viti ka folur për EURO 2024. Nga Frankfurti, në një rrëfim për Supersport, Reja ka thënë se Shqipëria do garojë me Çekinë për vendin e dytë. I pyetur për rinovimin e kontratës si trajner, ai kathënë se gjithçka është në dorë të Presidentit të Federatës Shqipëtare te Futbollit, Armand Duka.

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë. Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet e ndeshjeve të fundit.Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me presidentin. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të flasim për të ardhmen,”- deklaroi Reja.

Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024. Kuqezinjtë  u shortuan në grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

edi reja armand duka

Sondazh

Poll