Sport

Mbrojtësi Davies ka pësuar një kontuzion në kokë, vazhdon të jetë nën kontroll…

Klubi publikon një raport mjekësor për dëmtimin e tij, ndërsa Muller bashkohet me skuadrën

9 Tetor 2022, 17:31 Nga DOSJA

Mbrojtësi Davies ka pësuar një kontuzion në kokë,

GJERMANI - Trajnerit Nagelsmann i shtohen forcat. Bayern ka bërë publike se Thomas Müller tashmë i është bashkuar disiplinës bavareze pas tejkalimit të COVID. Sulmuesi kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të Bayernit, kundër Viktoria Plzen në Champions League (5-0) dhe Dortmundit në Bundesligë (2-2), por ai do të mund të luajë në mesjavë kundër çekëve në ditën e katërt të Champions League.

Ndërkohë lajme negative për kanadezin Alphonso Davies. Mbrojtësi do të vazhdojë të jetë nën vëzhgim, pasi u konfirmua se ai pësoi një kontuzion në kokë pas një goditjeje me Bellingham në ndeshjen kundër Dortmundit. Pas këtij incidenti ai duhej të zëvendësohej dhe u dërgua në spital. Anësori nuk është stërvitur të dielën dhe duket se do të mungojë në ndeshjen ndaj Plzenit për Champions League.

Mbrojtësi Davies ka pësuar një kontuzion në kokë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll