Sport

SHORTI/ “Euro2024”, Shqipëria në grupin E, përballet me Çekinë dhe Poloninë, Kosova kundër Zvicrës

Ndërkohë që Kosova ndodhet në grupin I dhe do të përballet me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë si dhe Andorrën.

9 Tetor 2022, 12:35 Nga I.A

SHORTI/ “Euro2024”, Shqipëria në grupin E, përballet

SPANJË- Shorti i eliminatoreve për Euro2024 është hedhur paraditen e sotme. Shqipëria është në grupin E dhe ka si kundërshtarë, Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Ndërkohë që Kosova ndodhet në grupin I dhe do të përballet me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë si dhe Andorrën.

Nga shorteu, 3 grupe do të jenë me 6 skuadra pjesëmarrëse,ndërsa 7 do të jenë me 5 skudara pjesëmarrëse. Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe nuk mori pjesë ne shorteun e hedhur. Po ashtu Rusia është eleminuar nga kompeticioni, pas vendimit të UEFA-s për shkak të luftës në Ukrainë. 

Shorteu:

GRUPI A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro

GRUPI B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar

GRUPI C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

GRUPI D: Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni

GRUPI E: Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

GRUPI F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

GRUPI G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Slloveni, Kazakistan, Irlanda e Veriut, San Marino

Grupi I: Zvicra, Izraeli, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andora

Grupi J: Portugalia, Bosnje Hercegovina, Islanda, Luksenburg, Sllovaki, Lihtenshtenji

uefa euro2024

Sondazh

Poll