Sport

F1/ Për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi, një traktor në pistë, Leclerc i tërbuar! Zbulohet fjala e pilotit (video)

Ishte e pabesueshme ajo që ndodhi në Çmimin e Madh të Japonisë, kur pas ndalimit të garës për shkak të shiut, një traktor për rikpuerimin e makinave hyri në pistë për të larguar makinat e Sainz dhe Albon që kishin mbetur të palëvizshme.

9 Tetor 2022, 12:30 Nga DOSJA

F1/ Për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi, një

JAPONI-Ishte e pabesueshme ajo që ndodhi në Çmimin e Madh të Japonisë, kur pas ndalimit të garës për shkak të shiut, një traktor për rikpuerimin e makinave hyri në pistë për të larguar makinat e Sainz dhe Albon që kishin mbetur të palëvizshme.

Pierre Gasly, piloti i AlphaTauri ishte i tërbuar kur pa se një nga këta traktorë po vinte drejt tij në drejtim të gabuar. "E papranueshme," i bërtiti Gasly ekipit të radios. Një situatë e ngjashme i kushtoi jetën Jules Bianchi në itin 2014, po në Suzuka. Miku i fëmijërisë së Bianchi-t është Charles Leclerc, i cili e ka shprehur të gjithë inatin live.

Në momentin që mori dijeni për traktorin në pistë, piloti i Ferrarit iu drejtua menjëherë ekipit të tij të radios. “Djema... çfarë dreqin është ky traktor?”, një frazë e tillë nuk u ka shpëtuar kamerave.

E.Ç (Dosja.al)

japoni formula 1 leclerc

Sondazh

Poll