Aktualitet

Policia bën bilancin: 6 mjete të bllokuara e 275 leje drejtimi të hequra gjatë javës që kaloi

Mësohet se 2 persona janë arrestuar duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës, 35 janë arrestuar dhe proceduar pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

9 Tetor 2022, 13:02 Nga I.A
Policia bën bilancin: 6 mjete të bllokuara e 275 leje drejtimi
Policia

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Mësohet se 2 persona janë arrestuar duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës, 35 janë arrestuar dhe proceduar pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu janë pezulluar 275 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave apo shkelje të Kodit Rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. •Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 1 rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

• 2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave. •35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. •275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

policia rrugore

Sondazh

Poll