Aktualitet

Kultivoi kanabis, Prokuroria e Lezhës kërkon 9 vite burg për ish-kreun e njësisë administrative

Sipas dosjes hetimore ish-zyrtari i pushtetit vendor ka konsumuar vepren penale "Kultivimi i bimeve, narkotike" kryer në bashkëpunim.

9 Tetor 2022, 09:43 Nga A.B
Kultivoi kanabis, Prokuroria e Lezhës kërkon 9 vite burg për
Prokuroria

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 9 vite burg për Gëzim Kolën, ish kreun e njësisë administrative, Ungrej. Sipas dosjes hetimore ish-zyrtari i pushtetit vendor ka konsumuar vepren penale "Kultivimi i bimeve, narkotike" kryer në bashkëpunim. Ndërsa për dy personat e tjerë, Kastriot Luka dhe Gjergj Ndreca prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzës, pasi Luka ka ndërruar jetë, ndërsa për Ndrecen nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit.

Pjesë e kësaj dosje është edhe kryeplaku i fshatit Ungrej Zef Boci, por çështja ndaj tij është veçuar dhe po gjykohet në Gjykaten e Lezhës për vepren penale "Shpërdorim Detyre".

Gëzim Kola është ende në kërkim për mbjelljen e 4 mijë rrënjëve kanabis. Sipërfaqja e tokës e mbjellë me kanabis është zbuluar gjatë muajit qershor të vitit 2021.

gezim kola prokuroria lezhe kanabis ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll