Aktualitet

Masakra e Fushë-Krujës, Endrit Dokle: Isha në vend me kamera kur ndodhi ngjarja, ju sjell pamjet

Endrit Dokle ka dhënë dëshminë në Policinë e Shtetit.

9 Tetor 2022, 12:40 Nga a.b;f.m
Masakra e Fushë-Krujës, Endrit Dokle: Isha në vend me kamera kur
Tre viktimat, Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha dhe Endrit Dokle

TIRANË- Endrit Dokle ka mohuar para grupit hetimor të ketë lidhje me masakrën e Fushë-Krujës, ngjarje ku mbetën të vrarë tre persona, Brilant Martinaj (kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinajt), Diklen Vata e Besmir Hoxha. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që tronditi 17 korrikun e kësaj vere, Dokle tha se në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë në një ambient me kamera. madje u vetëofrua të dërgonte dhe pamjet filmike, për ta vërtetuar këtë gjë. 

'S’kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam asnjë konflikt me ta. Jam ndodhur në një ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund tua vë në dispozicion,”- ka dëshmuar Dokle.

Endrit Dokle përfundoi një natë më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai po udhëtonte me Fatjon Muratin (i shpallur në kërkim për një bazë armësh të ngritur në Tiranë) dhe kunatin e tij, Gentjan Reçi, në një makinë të blinduar, në momentin që u ndalua nga policia. Kontrolli zbuloi se në mjetin e Dokles ndodhej i shpalluri në kërkim dhe të tre përfunduan në drejtori. 

Por, pas marrjes në pyetje, pa kaluar 24 orë, Dokle dhe Reçi u lanë të lirë, Murati mbeti në burg. Atij iu është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë. emri i Muratit është përfolur gjithashtu për masakrën e 17 korrikut.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me më shumë se 60 plumba kallashnikovi në makinën Volksëagen Passat, me të cilën po lëviznin nga Tirana drejt Laçit. Atyre iu zu pritë në urën e Fushë Krujës dhe nga breshëria e plumbave makina mori flakë. Për pasojë, të rinjtë u shkrumbuan. I vetmi që mundi të dalë nga makina ishte Diklen Vata, por 'killerat' e pikasën dhe e qëlluan sërish duke e lënë të vdekur.

endrit dokle fatjon murati gentjan reci

Sondazh

Poll