Aktualitet

"U mahnita", The Guardian përzgjedh Muzeun Marubi në Shkodër në mesin e muzeumeve më të pëlqyera në Evropë

Në shkrimin për muzeun e Shkodrës, thuhet se koleksioni i fotografive tregojnë të gjitha sferat e jetës, ndërkohë që ndërlidhen me shumëllojshmëri të veshjeve tradicionale.

9 Tetor 2022, 10:55 Nga I.A
"U mahnita", The Guardian përzgjedh Muzeun Marubi në
Muzeu Marubi

ANGLI- Mediumi britanik The Guardian ka bërë një artikull për muzeumet më të pëlqyera në Evropë. Në shkrimin e medias, cilësohet se përzgjedhja e tyre është bërë në anë të pëlqimeve dhe mendimeve të vizitorëve. Në mesin e muzeumeve, është edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër. Në shkrimin për muzeun e Shkodrës, thuhet se koleksioni i fotografive tregojnë të gjitha sferat e jetës, ndërkohë që ndërlidhen me shumëllojshmëri të veshjeve tradicionale.

Pjesë nga shkrimi i The Guardian:

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi (për të rritur 700 Lek/5 £) në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri këtu në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj.

Po ashtu pjesë e shkrimit të The Guardian së bashku me Shqipërinë, janë përzgjedhur muzeume nga vende si Franca, Gjermania, Spanja, Mali i Zi, Holanda si dhe Zvicra. 

the guardian muzeu kombëtar i fotografisë marubi

Sondazh

Poll