U shoqëruan në policinë e Tiranës, lirohet Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, Murati mbetet në qeli
Fatjon Murati është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje.

TIRANË- Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi janë liruar nga Policia e Shtetit. Mbrëmjen e djeshme, Dokle u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kishte dyshime se po qarkullonte në mjet me persona që kanë precedentë penale. Pas verifikimit në mjet, fillimisht u zbulua se ai po shoqërohej me Fatjon Muratin. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Bashkë me Doklen dhe Muratin, në mjet u zbulua se ishte edhe Gentjan Reçi. Ky person, është i listuar nga Prokuroria e Kurbinit për t'u marrë në pyetje lidhur me masakrën e Fushë Krujës, ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe Brilant Martinaj.
Mjeti me të cilin po lëviznin, Dokle, Reçi dhe Murati ishte e blinduar. Të tre personat u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, aty ku u morën në pyetje, deri në orët e para të mëngjesit.
Dokle ishte shoqëruar se po lëvizte me Fatjon Muratin, në kërkim nga policia për armëmbajtje pa leje, teksa Reçi ishte shofer. Fatjon Murati është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje.
Po kush është Endrit Dokle?
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
Sondazh
Plagoset 11-vjeçarja shqiptare në Itali, e mitura bie sipër sfurkut, dërgohet me urgjencë në spital
Policia ITALI- Një 11-vjeçare shqiptare është plagosur në Itali. E mitura ishte duke luajtur teksa aksidentalisht ka plagos...
VD-Foshnja s'pushon së qari! Prishet gomonia e shqiptarëve në det, shpëtohen nga policia
Shqiptaret FRANCË- Kjo është drama që kalojnë familjet dhe të rinjtë shqiptarë që tentojnë të kalojn...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 9 Tetor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore profilin e Indrit Dokles i...
VIDEO- Sherr në Astir, ndërhyn policia, shoqërohen disa persona
Sherr TIRANË- Sherr gjatë mbrëmjes në Astir. Disa persona janë arrestuar nga policia pasi janë përfshirë në nj...
Shpërthimi i urës në Krime! Lëvizje në Moskë, Putin me 'dorë të hekurt', nis arrestimin e ushtarakëve
Kremlin RUSI- Shpërthimi i madh në urën e Krimesë mund të jetë një katalizator edhe për zhvillimet brenda...
Parashikimi për ditën e dielë: Kthjellime në mëngjes, moti ndryshon gjatë pasdites (HARTA)
Moti TIRANË- Dita e dielë do jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Meteo...
Kush është Endrit Dokle? Doli nga burgu se u soll mirë. Martinaj la çek tek Dumani për kokën e tij
Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj TIRANË- Data shënonte 14 janar 2020, kur Endrit Dokle doli nga qelia ku duhet të qëndronte përjet...
I treti në makinë me Endrit Doklen ishte nipi i Xhelal Reçit, LIDHJA me ish-policin e vrarë në Laç e masakrën e Fushë Krujës
Foto ilustruese TIRANË- Endrit Dokle, mbrëmjen e sotme nuk ka qenë i vetëm në makinë. Bashkë më të udhëto...
Ndalimi i Endrit Dokles dhe arrestimi i Fatjon Muratit, Policia: Ishte aksion “blic”, me ta në mjet edhe Gentjan Reçi
Pamje nga aksioni i sotëm TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e Endrit Dokles, një prej anëtar&...
Kush është Fatjon Murati që u arrestua në makinë me Doklen, kërkohet për masakrën e në Fushë-Krujës
Pamje nga masakra e Fushë Krujës TIRANË- Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në një makinë me Endrit ...
