Aktualitet

FOTO+EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 36-vjeçari në Fushë Krujë

Mësohet se i riu është arrestuar gjatë një kjontrolli të policisë në rrugë, ku i kanë gjetur një pistoletë dhe fishekë. 

9 Tetor 2022, 11:46 Nga I.A
FOTO+EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 36-vjeçari
Pistoleta

FUSHË-KRUJË- Një 36-vjeçar me emrin Hekuran Sefa është arrestuar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se i riu është arrestuar gjatë një kontrolli të policisë në rrugë, ku i kanë gjetur një pistoletë dhe fishekë. Arma i është sekuestruar, ndërkohë që Sefa akuzohet për 'Armë mbajtje pa leje"  

Njoftimi i Policisë:

Fushë Krujë/Vijojnë kontrollet e befasishme, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Finalizohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Borizana”. Qarkullonte me armë zjarri me vete, me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në kuadër të kontrolleve të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borizana”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: – H. S., 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

hekuran sefa

Sondazh

Poll