Aktualitet

Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Korçë e Pogradec

Mësohet se 2 prej personave janë arrestuar në Korçë, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar në Pogradec. 

9 Tetor 2022, 11:28 Nga I.A
Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona
Policia

KORÇË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë dhe Pogradec për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Mësohet se 2 prej personave janë arrestuar në Korçë, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar në Pogradec.  

Njoftimi i Plotë:

Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi u kap në gjendje të dehur në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”.

K.A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

R.H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

L.M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi.

policia e korces policia e pogradecit

Sondazh

Poll