Aktualitet

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Në pranga ka përfunduar i riu me inicialet E.Z.

9 Tetor 2022, 09:48 Nga A.B
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij, arrestohet
Policia

ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Në pranga ka përfunduar i riu me inicialet E.Z. Ai do të hetohet për veprën penale ” Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

arrestim ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll