Sport

Një faqe pornografike i ofron miliona Evertonit, ‘blutë’ hezitojnë, kërkojnë një emër më konservator për stadiumin e ri...

Në tavolinë është një propozim prej 227 milionë euro për 10 vitet e ardhshme për të emërtuar vendin ‘Stripchat Sustainability Stadium’. Zyrtarët e klubit nuk pranojnë…

9 Tetor 2022, 08:12 Nga DOSJA

Një faqe pornografike i ofron miliona Evertonit, ‘blutë’

ANGLI - Duke ndërtuar një stadium të ri për të debutuar në 2024/25, Everton po kërkon të shesë të drejtat e emrit, në mënyrë që të fitojë para nga investimi prej më shumë se 663 milionë euro në këtë vend. Këtë të shtunë përgjegjësit për stemën e klubit nga Liverpooli morën një propozim milionerësh, por kjo i shtyu të mendoheshin dy herë.

Max Bennett, nënkryetar i ‘Stripchat’, një faqe interneti pornografike, që ka lindur në vitin 2016, konfirmoi se kompania është në bisedime me Evertonin për të marrë emrin e stadiumit të ri. Në tavolinë do të jetë një propozim prej 227 milionë euro për 10 vitet e ardhshme për të emërtuar vendin ‘Stripchat Sustainability Stadium’.

Megjithatë, sipas ‘Liverpool Echo’, zyrtarët e Everton nuk janë të gatshëm ta pranojnë propozimin, duke preferuar të zgjedhin një sponsor më... konservator. Mos harroni se vendi actual në qytetin e Liverpoolit quhet ‘Goodison Park’ për faktin se është ndërtuar në Goodison Road në 1892.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll