Sport

Arthur Melo do të operohet, mesfushori nuk do të rikthehet deri në vitin 2023...

Kujtojmë që merkaton e verës, mesfushori brazilian kaloi si huazim te Liverpool nga Juventusi.

9 Tetor 2022, 09:59 Nga DOSJA

Arthur Melo do të operohet, mesfushori nuk do të rikthehet deri

ANGLI - Për shumë kohë u menduar për t’iu shmangur bisturisë, por duket nuk ka qenë e mundur. Nga ishulli raportohet se mesfushori i Liverpoolit, Arthur Melo do të operohet. Ish-futbollisti juventin nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e re në ‘Anfield’.

Lojtari brazilian ka pësuar një dëmtim mjaft serioz, i cili ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale që do ta lë jashtë fushave deri në vitin tjetër. Artur Melo këtë fundjavë do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të mungojë disa muaj.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, braziliani, pas ndërhyrjes kirurgjikale do të rikthehet në fushë në vitin 2023. Kujtojmë që merkaton e verës, mesfushori Arthur kaloi si huazim te Liverpool nga Juventusi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll