Sport

FORMULA 1: Verstappen, fitore dhe kampion bote! Red Bull sukses dopio, Leclerc i treti...

Piloti holandez i paarritshëm në garën e sprintit në Grand Prix të Japonisë, e cila për shkak të reshjeve të shiut, filloi me më shumë se dy orë vonesë. Leclerc gaboi në kthesën e fundit dhe pas penalitetit, zbret në vendin e tretë.

9 Tetor 2022, 11:19 Nga DOSJA

FORMULA 1: Verstappen, fitore dhe kampion bote! Red Bull sukses dopio, Leclerc i

JAPONI - Max Verstappen superlativ në GP shumë të lagësht japoneze dhe shpallet kampion bote në cirkuitin Suzuka. Gara e sprintit për dyzet minuta, e rinisur pas 2 orë e 15 minutash, për shkak të reshjeve të shiut, u dominua nga holandezi me një ritëm të pakrahasueshëm me Sergio Perez dhe Charles Leclerc, të cilët përfundojnë në vendin e dytë dhe të tretë. 

Monegasku humbet shkallën e dytë të podiumit, për prerjen shkurt të shikanes në xhiron e fundit, kur ishte në dyluftim rrotë më rrotë me meksikanin. Vendi i katërt i takoi Esteban Oconit, cili u mbrojt për gjysmën e garës nga sulmet e Lewis Hamilton. 

FORMULA 1: Verstappen, fitore dhe kampion bote! Red Bull sukses dopio, Leclerc i

Në Suzukan e tij të fundit, Sebastian Vettel, kalon nga niveli i ulët në atë të mesëm dhe përfundon në një vend të shkëlqyer të gjashtë. Alonso përfundon i shtati përpara Russell, Latifit dhe më pas dy McLaren, të Norris dhe Ricciardo.

Max Verstappen i Red Bull fiton GP e Japonisë në cirkuitin e Suzukës dhe u shpall kampion bote për herë të dytë, falë dënimit prej pesë sekondash që iu dhanë Leclerc të Ferrarit për pengimin e Perezit në shikane të kthesës së fundit të garës! 

FORMULA 1: Verstappen, fitore dhe kampion bote! Red Bull sukses dopio, Leclerc i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll