Sport

Max Verstappen kampion bote në Formula 1 për 2022; sa para përfiton piloti holandez…

Ai tashmë ka nënshkruar rinovimin e kontratës së tij me Red Bull deri në vitin 2028 dhe paga të rritet falë bonuseve. Shuma financiare mund të arrijë në 50 milionë euro, pak më shumë se sa fiton Hamilton

9 Tetor 2022, 11:57 Nga DOSJA

Max Verstappen kampion bote në Formula 1 për 2022; sa para

AUSTRI - Max Verstappen tashmë është shpallur kampion bote. Ishte e qartë se ai do ta arrinte këtë sukses më shpejt se sa vonë. Distanca e tij, në lidhje me pjesën tjetër të konkurrentë ishte shumë e madhe, kësisoj që suksesi i pilotit të Red Bull nuk ishte surprizë. Holandezi pati një sezon pa të metë, pavarësisht disa momenteve më hezituese të fillimit. Titulli botëror ishte i merituar për tashmë dy herë kampionin e Formula 1.

Ai do të jetë në skuderinë Red Bull, të paktën sipas rinovimit të fundit, deri në vitin  2028. Në parim, ai do të ishte piloti që fiton më shumë nga rivalët. Shuma financiare mund të arrijë në 50 milionë euro, pak më shumë se sa fiton Hamilton. Në vendin e tretë të kësaj renditje është Fernando Alonso.

Por veç shpërblimeve, Verstappen merr edhe një rrogë të mirë. Sepse ato mund të rriten deri në 15 milionë shtesë. Në këtë rast, për shembull, piloti britanik do të kishte përfituar vetëm gjashtë. Por ato 15 do të fitohen, nëse Max do të plotësonte secilën nga kërkesat e parashikuara në kontratë, diçka që llogaritet se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Formula 1.

Max Verstappen kampion bote në Formula 1 për 2022; sa para

Ndërkohë dhe deri në nënshkrimin e kësaj kontrate të re të rinovimit, pasi ishte kampion bote, ai fitoi rreth 36 milionë euro. E gjithë kjo sipas të dhënave të mbledhura në Forbes me të gjitha informacionet që ata kanë mbledhur gjatë viteve të fundit.

Shuma e parave që ka fituar kampioni aktual i Botës, i cili tashmë është shpallur fitues për së dyti këtë fundjavë në Japoni, duket thuajse e pallogaritshme, për shkak të shifrave të larta. Por, me pak fjalë, këto i ka fituar një pilot vetëm në moshën 25-vjeçare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll