Sport

De Zerbi, ‘KO’ në premierën e tij me Brighton: “Futbolli është i padrejtë, si në Itali”...

Trajneri i ri italian, komenton ndeshjen e parë të tij në Premier, ndaj bashkatdhetarit të tij q1ë drejton Tottenham

9 Tetor 2022, 10:12 Nga DOSJA

De Zerbi, ‘KO’ në premierën e tij me Brighton:

ANGLI - Humbja e parë në Premier League për Roberto De Zerbi , i cili dha një intervistë për ‘Sky Sports’ pas humbjes 1-0 që i shkaktoi Tottenhami i Contes:

"Kemi luajtur një lojë fantastike, - nënvizon trajneri i Brighton. - Rezultati nuk është i drejtë, ndonjëherë futbolli nuk është i drejtë. Në çerek ore gabova, sepse isha i bindur që Conte do të kishte zgjedhur një 3-4-2-1, por në vend të kësaj ai rreshtoi ekipin e tij me 3-5-2.

Por pas pesëmbëdhjetë minutave të para në fushë ishte vetëm Brighton. Futbolli është i njëjtë, si në Itali, ashtu edhe në Angli: është i padrejtë”,- komentoi trajneri i ri brescian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll