Sport

Beckham do përpiqet ta bindë Ronaldon të nënshkruajë për Inter Miamin në janar…

Zyrtarët e Inter Miamit konsiderojnë se situata aktuale e Ronaldos te ‘Djajtë e Kuq’ ka ndryshuar dhe se mund të ketë hapje nga të dyja palët për të bërë të mundur transferimin.

9 Tetor 2022, 08:00 Nga DOSJA

Beckham do përpiqet ta bindë Ronaldon të nënshkruajë

SHBA - David Beckham, ish-figura e Manchester United, do të tentojë të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon për ta bindur, që t’i bashkohet Inter Miami në merkaton e dimrit.

Sipas ‘The Sun’, skuadra e Amerikës së Veriut nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i sulmuesit portugez, pasi ka parë një propozim të refuzuar në verë. Zyrtarët e Inter Miamit konsiderojnë se situata aktuale e Ronaldos te ‘Djajtë e Kuq’ ka ndryshuar dhe se mund të ketë hapje nga të dyja palët për të bërë të mundur transferimin.

Ylli i kombëtares portugeze ka luajtur gjithnjë e më pak në skuadrën e Erik Ten Hag dhe gjithashtu mund të jetë i gatshëm për të nisur një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara. Beckham mendon që Cristiano Ronaldo të zëvendësojë argjentinasin Gonzalo Higuaín, i cili ka vendosur t'i japë fund karrierës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll