Sport

VIDEO/ E tradhëtuan nervat! Kahn rrëzohet nga tribuna pas barazimit të Dortmundit...

“Ne do të duhet të përmirësohemi në disa situata, veçanërisht në momentet vendimtare kur fitohen ndeshjet. Dortmundi kishte ‘vdekur’ dhe ne e lejuam të ngjallej”.

9 Tetor 2022, 07:48 Nga DOSJA

VIDEO/ E tradhëtuan nervat! Kahn rrëzohet nga tribuna pas barazimit

GJERMANI - Klasikja gjermane u karakterizua nga një emocion i madh. Duke lënë pas rezultatin 0-2 deri në minutën e 53-të, Dortmundi arriti të barazojë në 2-2 ndaj Bayern Munich in extremis (90+5') me anë të Modestes.

Një gol i sulmuesit francez që bëri që Oliver Kahn, i njohur për humorin e tij të keq si lojtar, të mos u besonte syve, të humbiste qetësinë dhe të rrëzohen nga ulësja në tribunë. Videoja e drejtorit ekzekutiv të Bayern u bë virale dhe më pas ish-portieri e justifikoi atë.

“Bëmë gjithçka për të pësuar 2-2. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen shumë më shpejt. Ne do të duhet të përmirësohemi në disa situata, veçanërisht në momentet vendimtare kur fitohen ndeshjet. Dortmundi kishte ‘vdekur’ dhe ne i lejuam të ngjallej. Më duhet të kthehem shumë prapa për të kujtuar një ndeshje tjetër si kjo, kur patëm raste, por nuk mundëm të shënonim. Duhet të përmirësohemi, mezi presim që skuadrat e tjera të humbin pikë”,- tha ai për SPORT1 .

Shihni videon e momentit viral të Oliver Kahn:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll