Politike

"Popujtë janë lodhur nga partitë e majta", Berisha: Ato kanë hipokrizinë si armë të tyre

Berisha tha se qytetarët janë ngopur nga qeverisja e partive të majta, pasi kanë hipokrizinë dhe demoagogjinë si armë kryesore.  

9 Tetor 2022, 10:29 Nga I.A
"Popujtë janë lodhur nga partitë e majta", Berisha: Ato
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka quajtur frymëzim fitoret e partive simotra të PD-së në disa shtete evropiane. Gjatë një konference të organizuar në seli, Berisha tha se qytetarët janë ngopur nga qeverisja e partive të majta, pasi kanë hipokrizinë dhe demoagogjinë si armë kryesore.  

"Gratë dhe vajzat janë konsistuenca më e madhe e shqiptarëve. Ato nuk janë vetën numerikisht më e madhja. Por edhe cilësisht më e madhja. Fjala e tyre është më i efektshëm. Dua të rikujtoj këtu se pollet dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se burra. Ndaj edhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare të cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë. Kjo konferencë e organizuar nga Albana Vokshi dhe dhe Gerti Bogdani, ka një rëndësi shumë të madhe për ne. Pikërisht se përqendrohet në dy çështjet më themelore tona, në roline  gruas në këtë moment kritik për PD dhe rolin e strukturave tona në fushatën elektorale dhe administrimin e votës.

Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitore por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive që pret shoqëria shqiptare nga ne, kemi të gjithë trashëgiminë dhe programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigje sfidave që na presin. Miqtë tanë po kthehen në pushtet në të gjithë anët e Europës. Në Suedi, Itali, Bullgari. Shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore. Ne kemi vlerat dhe qytetarinë të parin. Të frymëzuar nga kjo erë ndryshimi në Europë le të vazhdojmë këtë betejë dhe me çdo ndryshim afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores. Ju ftoj me kurajo të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit. Të inkurajoni shoqet tuaja që ju i njihni dhe i njihni aftësitë dhe talentin të kandidojnë. Jam i sigurtë e elektorati do ju mirëpresë ju më shumë se gjininë tjetër”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll