Politike

'Zonjë e shquar'/ Berisha ngatërron liderin e partisë suedeze, kryetari i PD: Është burrë? Më falni

Teksa fliste për partinë simotër të PD në Suedi, Berisha iu referua për disa herë drejtuesit të saj si zonjë.

9 Tetor 2022, 10:37 Nga A.B
'Zonjë e shquar'/ Berisha ngatërron liderin e partisë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri një lapsus ditën e sotme. Ai u shpreh se Partia e Moderuar në Suedi, udhëhiqet nga një grua. Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” organizuar nga PD dhe Fondacioni "Hjarl Hjalmarson" i partisë simotër të PD suedeze "Moderaterna", Berisha nisi fjalimin duke thënë se falenderon udhëheqësen e saj. Mirëpo, kreu i PD-së u korrigjua nga të pranishmit. Edhe pse iu bë e ditur se është burrë, më sakë, Ulf Kristersson, ai vijoi dhe një herë duke thënë se është grua. Më pas, ai kërkoi ndjesë, në gjuhën shqipe dhe në atë angleze, duke qënë se të pranishëm ishin dhe të huaj. 

'Mbështes plotësisht çështjen e kuotave, përderisa arrijmë të dalim jashtë tyre ashtu sic ka dalë partia simotër e Suedisë, e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar Urdhëro? Është burrë, më fal. Po, po, e udhëhequr nga zonja...është burrë. Më falni, 'i apologize'. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll