Politike

Zbardhet DEBATI- Agron Kapllanaj: Bashës i kërkova llogari për takimet. Më tha 'takoj miqtë', s'dua rikthim në PD

Agron Kapllanaj nënvizoi se prania fizike e Bashës shkaktonte konfuzion, por shtoi se ish-numri një i PD-së e kishte siguruar se dje kishte shkuar për të takuar miqtë e tij dhe se nuk kishte asnjë qëllim për t'u rikthyer në krye të demokratëve.

8 Tetor 2022, 22:48 Nga k.m.
Zbardhet DEBATI- Agron Kapllanaj: Bashës i kërkova llogari për
Agron Kapllanaj

FIER- Takimi i një dite më parë me Lulzim Bashën në Berat dhe debati mes demokratëve është zbardhur nga Agron Kapllanaj, duke mos i kursyer akuzat ndaj ish-kryedemokratit. Në një intervistë për "OraNews", ai e shprehu qartë se është kundër rikthimit të Bashës në këtë moment, por shtoi se nuk donte që Partia Demokratike të vazhdonte dhe të drejtohej nga kryedemokrati Sali Berisha. 

Ndër të tjera, Kapllanaj nënvizoi se prania fizike e Bashës shkaktonte konfuzion, por shtoi se ish-numri një i PD-së e kishte siguruar se dje kishte shkuar për të takuar miqtë e tij dhe se nuk kishte asnjë qëllim për t'u rikthyer në krye të demokratëve.

"Unë me Sali Berishën nuk bashkëpunoj, e kam thënë, e them. I bëj thirrje Sali Berishës të japë dorëheqjen dhe të lërë demokratët të bashkohen. Të bëjnë një proces. Sali Berisha nuk i sjell dot demnokratët në pushtet, me non gratën që ka mbi shpatulla është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe sigurisht është kohë e humbur dhe oksigjen për Edi Ramën që ta shtyjë sa më shumë dhe ti japë një mandat tjetër, atë që demokratët nuk do t'ja falin Sali Berishës. Unë nuk kam asnjë lidhje me Sali Berishën. Por jam edhe kundër rikthimit të Bashës për këtë periudhë sepse një pjesë e demokratëve janë pozicionuar në krahun e Berishës edhe për shkak se Basha nuk arriti ti sillte në pushtet dhe një pjesë e mirë nuk shkojnë te Berisha se e shohin se me Berishën nuk kanë të ardhmen dhe PD nuk vjen në pushtet. Si njëri dhe tjetri nuk i sjell në pushtet demokratët për këtë arsye nuk e shoh zotin Basha si personin e duhur të rikthehet në PD. Basha ishte kryetar partie deri para 6 muajsh, mund të qëndronte në PD se askush nuk ja imponoi për tu larguar, por ai e mendoi dhe i dha mesazh edhe Sali Berishës që edhe ai të bënte të njëjtën gjë, që demokratët të shkonin drejt një procesi gjithëpërfshirës. Këtë ja thashë dhe dje në atë drekë pune mes miqsh tanë, e organizuar nga një kolegu jonë i qarkut të Beratit, e falenderoj se na bëri bashkë të gjithëve. Midis të tjerëve kishte ftuar dhe Bashën. Me sa diskutova me Bashën ai nuk ishte qëllim rikthimin në krye të PD. Më konfirmoi se kishte ardhur për të drekuar mes miqsh dhe për të diskutuar politikisht pasi është deputet dhe ish-kryetar PD. Më tha se as nuk ka ardhur si kryetar partie as kam ndërmend të kthehem te PD, por do vazhdoj të luftoj për demokratët. Le të japë kontributin e vet në parlament, grupin parlamentar dhe ku mendon ai por si bën mirë PD, takimeve që bën kryetari në detyrë i PD kur Basha është prezent për arsyen e vetme se një pjesë e vogël e deputetëve apo dhe vetë Berisha e kanë artikuluar dhe vazhdojnë ta artikulojnë sikur Basha është në krye të PD, do rikthehet të marrë partinë dhe këtë e bëjnë qëllimisht për të sfumuar pjesën e grupit parlamentar që nuk bëhet pjesë e lëvizjes së Berishës por dhe për të sfumuar kryetarin në detyrë Alibeaj. Kjo nuk është e vërtetë dhe unë për këtë i kërkova të distanconte fizikisht nga kjo,"-tha Kapllanaj.

Por çfarë ndodhi dje?

Dje se ka pasur një debat të forta mes tij dhe ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili i kërkoi Bashës që të mos takohej më me demokratët, madje i ka kërkuar edhe sqarime. Megjithatë, Kapllanaj e sqaroi sot çfarë ndodhi dje, ndërsa Basha ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos flasë e të tregojë versionin e tij lidhur me ngjarjen. 

agron kapllanaj lulzim basha

Sondazh

Poll