Politike

Zgjedhjet 2023! Kur do jenë gati kandidatët e PD? Berisha: Do përpiqemi t'i publikojmë brenda muajit

Berisha u shpreh se gara do të jetë e hapur e se ajo që ka më shumë rëndësi për PD-në, është lista e simpatizantëve. 

9 Tetor 2022, 10:31 Nga A.B
Zgjedhjet 2023! Kur do jenë gati kandidatët e PD? Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se PD do të shpallë kandidatët për Bashkitë e mëdha për zgjedhjet vendore të 2023-it, brenda muajit Tetor. Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme”, Berisha u shpreh se gara do të jetë e hapur e se ajo që ka më shumë rëndësi për PD-në, është lista e simpatizantëve. 

'Përpjekje të mëdha do të bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Mund të lëvizi por gjatë muajit tetor, kjo për Bashkitë e mëdha. Megjithate varet, nuk ka shumë procedura burokratike. Do të jetë një garë e hapur, listat e simpatizantëve kanë shumë rëndësi, ato nuk bëhen nga kryesitë por nga seksionet e PD-së. Cdo kryetar seksioni do të rregjistrojë simpatizantin, ne duhet të bëjmë çdo gjë që simpatizantët të votojnë. Ia premtuam atyre gjatë gjithë vitit dhe duhet ta zbatojmë. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll