Politike

Rama zbardh takimin 2-ditor me kryebashkiakët: Fokusi, problemet dhe ‘stuhia e tretë’ (FOTOT)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto gjatë takimit në rrjetin tij social “Facebook” në të cilat shkruan se u diskutuan problematikat dhe sfidat në periudhën e inflacionit të luftës, ndërsa shtoi se diskutuan edhe për të ashtuquajturën ‘stuhi e tretë’.

8 Tetor 2022, 22:22 Nga k.m.
Rama zbardh takimin 2-ditor me kryebashkiakët: Fokusi, problemet dhe
Pamje nga takimi i Ramës

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim 2-ditor në Durrës me kryebashkiakët, duke nisur kështu edhe përgatitjet në kuadër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin që vjen, më 2023. Rama ka ndarë disa foto gjatë takimit në rrjetin tij social “Facebook” në të cilat shkruan se u diskutuan problematikat dhe sfidat në periudhën e inflacionit të luftës, ndërsa shtoi se diskutuan edhe për të ashtuquajturën ‘stuhi e tretë’.

"FotoALBUMI i takimit dy-ditor në Durrës qeveri-bashki për problemet dhe sfidat e përbashkëta, në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo stuhi e tretë rresht, pas tërmetit e pandemisë,"-shkruan në postimin e tij, kryeministri Edi Rama.

Pas kthimit nga Praga, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dy ditor, më 7 dhe 8 tetor me kryebashkiakët në Durrës, edhe pse nga ana e presidentit Bajram Begaj nuk ka ende një ditë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deri më tani dihet se një nga kryebashkiakët, i cili nuk do të marrë besimin e kryesocialisti për një mandat tjetër është Dritan Leli në Vlorë, ndërsa për Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj e në Cerrik është konfirmuar, Andis Salla.

edi rama

Sondazh

Poll