Politike

Zgjedhjet vendore, Berisha: Në një vit ndryshuam PD-në, vendosëm votën si përcaktuese të drejtuesve

Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi një proces të vështirë.

9 Tetor 2022, 10:23 Nga A.B
Zgjedhjet vendore, Berisha: Në një vit ndryshuam PD-në,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në një vit është ndryshuar partia. Gjatë konferencës së organizuar nga PD, Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi një proces të vështirë e cila ia arriti që të vendoste votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtues lokalë dhe qëndrorë të PD-së.

'PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet. Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri e cila mund të përmblidhet me dy fjalë , qeveri e bazuar në skandale. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë një udhëtim topitës. Dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja e Edi Rama është i pamundshëm dhe opozita si të thuash i bën fresk atij. Opozita ndodhej para dy zgjedhjeve “to be or not to be.'Unë mendova se duhet të ekzistonte, por duhej të paraqitej para shqiptarëve si një parti tërësisht e ndryshuar. Ndryshe ata nuk kanë asnjë arsye që të na besojnë ne. Për një vit ne ia kemi dalë të paraqitemi si parti e ndryshuar para tyre. Kemi vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll