Politike

Rama shkon në Itali, takon kryebashkiakun e Bergamos

Në një video të ndarë nga vetë ai në rrjetin social Facebook duken pamjet gjatë vizitës, ku duket se delegacioni shqiptar u prit nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Giorgio Gori.

9 Tetor 2022, 00:16 Nga k.m.
Rama shkon në Itali, takon kryebashkiakun e Bergamos
Edi Rama dhe Giorgio Gori

ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku vizitoi qytetin Bergamo. Në një video të ndarë nga vetë ai në rrjetin social Facebook duken pamjet gjatë vizitës, ku duket se delegacioni shqiptar u prit nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Giorgio Gori.

Menjëherë ai e pret duke i uruar mirëseardhjen, ndërsa vlen për t'u përmendur se Rama gjatë vizitës së tij shoqërohej nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe me zyrtarë të tjerë.

Ai shkruan se kjo vizitë vjen në vigjilje të konventës së kulturës për pagëzimin e perimetrit Bergamo dhe Brescia, 'Kryeqytet Europian i Kulturës', por nuk dihet nëse do të zhvillojë takime të tjera. 

POSTIMI I PLOTË: 

edi rama giorgio gori itali

Sondazh

Poll