Politike

Kongresi i Partive Socialiste Europiane/ Meta: Në Gjermani shkoj sa herë të dua

Ilir Meta tha se ftesa që ka dalë nuk ka asnjë lidhje me të, por u përdor për të sfumuar lajmin e lirimit nga burgu të Alqi Bllakos. 

8 Tetor 2022, 19:49 Nga k.m.
Kongresi i Partive Socialiste Europiane/ Meta: Në Gjermani shkoj sa
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli mbi Kongresin e Partive Socialiste Europiane dhe emailit që qarkulloi në media, i cili i ndalonte pjesëmarrjen ish-presidentit. Në një intervistë për emisionin "Kjo Javë", Meta tha se ftesa që ka dalë nuk ka asnjë lidhje me të, por u përdor për të sfumuar lajmin e lirimit nga burgu të Alqi Bllakos. 

"Ftesa i drejtohet Ralf Gjonit, Sekretar i LSI para disa vitesh, nuk kishte lidhje me mua dhe personi mund të mos ta ketë bërë vetë fare. As më ka shkuar në mendje të jem në një aktivitet të tillë por meqë ishte planifikuar të nxirrte Alqin nga burgu duheshin pak lajmë tymuese të tilla. Në Gjermani iki sa herë të dua dhe ky është mashtrim si ora e Bushit për të errësuar vizitën e presidentit amerikan. Akt i shëmtuar se Bushi takoi Berishën kryeministër dhe shpalli pavarësinë e Kosovës në Tiranë. Donin të lironin Alqin se mbase u tha unë do të flas. Arrestimi mbase duhej sa të nisnin negociatat. Kush e shpiku lajmin e vjedhjes së orës së Bushit? E shpiku Rama e Rilidnja se nuk kishte asnjë lidhje me atë vizitë dhe xhelozia për Berishën. Rilindja është një monstër e paparë,"-tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll