Politike

FOTOT- Rishfaqet Lulzim Basha, dasma e djalit të Shkurte Fejzës e bën bashkë me Haradinajn

Siç duket edhe nga fotot që vetë Basha i ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, ish-numri një i Partisë Demokratike, së bashku me gruan e tij, Aurelën, i është bashkuar gëzimit familjar të familjes Behluli.

8 Tetor 2022, 22:03 Nga k.m.
FOTOT- Rishfaqet Lulzim Basha, dasma e djalit të Shkurte Fejzës e
Familja Basha dhe Behluli

PRISHTINË- Pas debateve që kishte dje në Berat, sot ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në Kosovë. Siç duket edhe nga fotot që vetë Basha i ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, ish-numri një i Partisë Demokratike, së bashku me gruan e tij, Aurelën, i është bashkuar gëzimit familjar të familjes Behluli.

"Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i'u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit. Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashegime dhe shumë dashuri e mbarësi,"-shkruan Basha.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërsa ka ndarë edhe fotot nga festa, ku edhe po merr pjesë. Deputeti është i veshur thjeshtë me një kostim, ndërsa Aurela ka zgjedhur për të festuar me një fustan të kuq. Por nuk dihet se cila është lidhja mes Bashës dhe familjes së këngëtares së njohur nga Kosova.

FOTOT- Rishfaqet Lulzim Basha, dasma e djalit të Shkurte Fejzës e

Por duket se ky moment ka bërë bashkë Bashën dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga dasma e familjes Fejza, ku këngëtarja po e marton djalin e saj.

lulzim basha lulzim basha ne kosove

Sondazh

Poll