Politike

Meta mesazh për shqiptarët: Më jepni fuqi, t'ju jap llogari! Do bëhem kryeministër (Po Berisha?)

Ilir Meta u shpreh se ka në plan të jetë aktiv në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme, ndërsa u dërgoi një mesazh qytetarëve që t’i jepnin fuqi me anë të votës, në mënyrë që ai t’i jepte më pas llogari.

8 Tetor 2022, 18:38 Nga k.m.
Meta mesazh për shqiptarët: Më jepni fuqi, t'ju jap llogari!
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konsideron si gabimin më të madh në karrierën e tij politike. Në një intervistë, ai ka treguar në “Kjo Javë”, Meta zbuloi se kjo lidhet me djegien e mandateve.

“Gabimi i vetëm në jetën time ishte që kur isha në Gjermani duhet të merrja deputetët në telefon e tu thosha mandatet i keni marrë me mua e nuk mund ti flakni për qefin e Lulzim Bashës,”- tha Meta.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ka në plan të jetë aktiv në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme, ndërsa u dërgoi një mesazh qytetarëve që t’i jepnin fuqi me anë të votës, në mënyrë që ai t’i jepte më pas llogari. Ndërsa gjithashtu paralajmëroi se do të kalonte edhe njëherë të gjitha shkallët e posteve që ka pasur në të shkuarën. 

“Do ti kaloj të gjitha shkallët që kam kaluar një herë, do të më keni edhe 25 vite në politikë aktive. Kam një mesazh për qytetarët, më jepni fuqi t’ju jap llogari. E shoh veten në çdo pozicion edhe kryeministër, President vetëm pas 25 vitesh,”- u shpreh Meta.

Pra do të bëhet edhe kryeministër? Po në këtë rast, kryedemokrati Sali Berisha, ç'rol i mbetet të bëjë? Këtë pritet ta mësojmë ditëve në vijim.

ilir meta

Sondazh

Poll