Politike

Ilir Meta vendos "piketat": Këto janë 3 OBJEKTIVAT kryesore në zgjedhjet lokale. Po u prek vota...

Ilir Meta tha se vë re se Rama po përgatit një kurth të ri, duke përdorur diskutimin për Reformën Territoriale për ta mbajtur zvarrë këtë proces, duke shtuar se është përgjegjësi e lidershpit të PD organizmi sa më i shpejt i primareve.

8 Tetor 2022, 18:01 Nga k.m.
Ilir Meta vendos "piketat": Këto janë 3 OBJEKTIVAT kryesore
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Primaret e Partisë Demokratike duhet të jenë perfekte, por shtoi se është e nevojshme nxjerrja e emrave të kandidatëve për bashkinë e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, Meta tha se vë re se Rama po përgatit një kurth të ri, duke përdorur diskutimin për Reformën Territoriale për ta mbajtur zvarrë këtë proces, duke shtuar se është përgjegjësi e lidershpit të PD organizmi sa më i shpejt i primareve.

“Primaret janë perfekte, por përgjegjësia për kualitetin u mbetet atyre që kanë marrë përsipër të organizojnë primaret, pra nuk mund t’u mbetet qytetarëve. Kërkohet shpejtësi dhe transparence sepse do ketë përpjekje nga Rama për krijimin e incidenteve të paqena… është përgjegjësi e lidershpit të PD organizmi sa më i shpejt për këto primare. Opozita është në kushte shumë të favorshme se në 6 Mars, nga PL ka vendosmëri për të ndëshkuar kryebashkiakët e Rilindjes dhe për të mbështetur kandidatët e PD, është detyrë e PD për ta zgjidh këtë, vërej dhe një kurth të Ramës, gjoja diskutimi për Reformën Territoriale, por është mënyrë për ta mbajtur zvarrë këtë proces. Kandidatët për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin duhet të dihen sa më parë,”- tha Meta.

Ndër të tjera, Meta tha se nuk ka besim në zgjedhje, megjithatë shtoi se nëse vota e qytetarëve do të preket, do të shkohet në protesta e se do të merren të gjitha masat e nevojshme.

"Nuk kam pasur e nuk kam besim tek zgjedhjet se kemi qenë e jemi në kushtet e një regjimi mafioz, Por edhe Millosheviçi iku me zgjedhje e protesta, zgjedhjet janë një betejë që nuk mund tu ikësh. Nuk mund të presim zgjedhje daneze në Shqipëri. Zgjedhjet do të bëhen në këto kushte. Opozita do të luftojë deri në fund me çdo mjet e përballje se nëse e lëmë këtë fushë Rama nuk skuqet nga turpi se i vjedh e i merr me kërpëratat e pushtet lokal. Zgjedhjet janë të pashmangshme dhe edhe nëse bojkotohen nga të gjithë partitë e tjera PL do të marrë pjesë. Nëse preket vota do ketë protesta,"-shtoi ai. 

ilir meta primaret

Sondazh

Poll