Sport

Gazetari i jep De Bruyne një fanellë të Man.United me emrin e tij, reagimi është i papritur (video)

Jehona e derbit të Manchesterit është ende e fortë. Nëse në shtëpinë e ‘Djajve të Kuq’ pyesin për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, nga ana tjetër, ato të City-t ekzaltohen nga performanca e Haaland, Foden dhe De Bruyne.

7 Tetor 2022, 12:30 Nga DOSJA

Gazetari i jep De Bruyne një fanellë të Man.United me emrin e

ANGLI- Jehona e derbit të Manchesterit është ende e fortë. Nëse në shtëpinë e ‘Djajve të Kuq’ pyesin për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, nga ana tjetër, ato të City-t ekzaltohen nga performanca e Haaland, Foden dhe De Bruyne.

Belgu e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e konfirmuar nga 10 asistime (dhe një gol) në 11 ndeshje. Mesfushori u bë ‘viktimë’ e një shakaje të hidhur. Në emsionin Mid Mid, gazetari i ka dorëzuar një bluzë speciale.

Ishte fanella e rivalëve të Manchester United. De Bruyne fillimisht i zënë ngushtë, kuptoi se në anën e pasme kishte emrin e tij me numrin, “De Bruyne 17”. Në atë moment ylli i Manchester City-t filloi të qeshte, me siguri pritej që uniforma të ishte sërish ajo e Cristiano Ronaldos që ai e kishte kërkuar dhe marrë tashmë gjatë ndeshjes së fundit, siç tregojnë edhe pamjet pas derbit.

@midmidpodcast Kevin De Bruyne gets a Man Utd shirt from one of his friends, who is a Man Utd fan. ???? “Most dreams are not real” #ManUtd #KDB #DeBruyne #mancity ♬ origineel geluid - MIDMID podcast

Cili ishte reagimi? Habia i ka lënë vendin ironisë me shprehje që sigurisht nuk do të vlerësohen nga lojtarët e Man.United.Së pari ishte batuta e lojtarit: "A ta djeg tani?" Një situatë që hedh më tej benzinë ​​në zjarrin e rivalitetit mes dy klubeve të Manchesterit, edhe sepse askush nuk e priste këtë reagim nga një lojtar zakonisht shumë i qetë.

E.Ç (Dosja.al)

de bruyne manchester city

Sondazh

Poll