Sport

Në Kroaci i bëjnë jehonë fitores së Ballkanit në Conf.League, zbulohet çfarë shkruan Index.hr

Ballkani arriti një fitore historike në Turqi teksa përballë Sivasspor regjistroi fitoren e parë në grupet e Conference League duke triumfuar me rezultatin 3-4.

7 Tetor 2022, 12:15 Nga DOSJA

Në Kroaci i bëjnë jehonë fitores së Ballkanit në

KOSOVË-Ballkani arriti një fitore historike në Turqi teksa përballë Sivasspor regjistroi fitoren e parë në grupet e Conference League duke triumfuar me rezultatin 3-4. Një fitore e tillë ka marrë përmasa të mëdha, aq sa Ballkani është bërë kryefjalë në disa portale jashtë vendit.

Në Kroaci, index.hr shkruan: “Për herë të parë në histori, një klub nga Kosova fitoi një ndeshje në grupet e Europës”. Gazetat në Turqi si Fanatik apo Millyet kanë vendosur një titull të thatë, ku shihet vetëm rezultati i arritur nga Ballkani.

E.Ç (Dosja.al)

ballkani kroaci

Sondazh

Poll