Sport

Futbollit shqiptar i shtohen edhe 23 të diplomuar, si “drejtorë sportivë’…

Duke iu drejtuar të sapodiplomuarve, sekretari Shulku u uroi suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tyre dhe u tha pjesëmarrësve, se dera e FSHF-së është e hapur për të gjithë komunitetin e futbollit.

7 Tetor 2022, 11:49 Nga DOSJA

Futbollit shqiptar i shtohen edhe 23 të diplomuar, si “drejtorë

TIRANE - Është përmbyllur me sukses kursi për ‘Drejtor Sportiv’, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, një rol kyç ky në menaxhimin e klubeve të futbollit. Kursi i udhëhequr nga Departamenti i Edukimit në FSHF, nisi më 12 shtator dhe u mbyll sot me ceremoninë e diplomimit, ku ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-s, Ilir Shulku.

Pjesëmarrësit në këtë kurs kanë marrë njohuritë e duhura nga lektorë të njohur që nga procesi i licencimit të futbollistit, për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, etj.

Duke iu drejtuar të sapodiplomuarve, sekretari Shulku u uroi suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së dhe vlerësoi punën që po bën FSHF nëpërmjet kurseve për të kualifikuar stafet teknike të klubeve shqiptare në të gjitha nivelet. Ai u tha pjesëmarrësve se dera e FSHF-së është e hapur për të gjithë komunitetin e futbollit.

Në fund të ceremonisë u shpërndanë edhe diplomat e ‘Drejtorit Sportiv’ për 23 pjesëmarrësit, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll